Modaliteti i natës tashmë ka një opsion të dedikuar në Galaxy S10

në kategorine Galileo

Pothuajse çdo telefon i rangut të lartë të ditëve të sotme ka një lloj modaliteti nate për kamerën e telefonit: Google e quan Night Sight, LG i thotë Nigh View ndërsa Samsung Bright Night.

Për fat jo të mirë versioni i Samsung ka disa kufizime dhe aktivizohet vetëm në kushte me dritë shumë të paktë por kjo ka ndryshuar tashmë.

Samsung ka dëgjuar ankesat e përdoruesve dhe tashmë ka lançuar një përditësim për Galaxy S10 ku përdoruesit mund të aktivizojnë manualisht Night Bright.

Aktualisht përditësimi është i disponueshëm vetëm në Zvicër për gradualisht do të dërgohet tek të gjithë ata që posedojnë një Galaxy S10.

Më përpara për të aktivizuar Bright Night duhej të ishit në një ambient me nivel drite jo më shumë se 1 lux që është e barabartë me nivelin e dritës që merrni nga një qiri vetëm 1 metër larg.

Vetëm atëherë aplikacioni i kamerës automatikisht aktivizonte Bright Night dhe vetëm atëherë kishim opsionin për ta mbajtur aktiv ose jo.

Me përditësimin e ri Night Bright ka tabin e vetë të dedikuar dhe u jep përdoruesve më shumë kontroll dhe fleksibilitet në realizimin e fotove në dritë të paktë.

Përtej kësaj, funksionit nuk i ka ndryshuar asgjë dhe mbetet inferior përballë Google Night Sight në telefonët Pixel. /PCWorld Albanian

Burimi: http://pcworld.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.