Kjo është pasuria e LeBron James

në kategorine Basketboll

Ylli i NBA, i cili luan me Los Angeles Lakers, LeBron James, ka një pasuri ‘marramendëse’.

Për çudi, në 16 sezone të luajtura në NBA, edhe pse ka regjistruar një karrierë për tu futur në debatin rreth më të mirit në histori, James ka qenë vetëm një sezon më i paguari në kampionat.

Por, kur llogariten edhe të hyrat nga jashtë parketit, ‘mbreti’ ka qenë lojtari më i paguar në pesë sezonet e fundit.

Një nga pyetjet që tërheq më së shumti vëmendje është ajo se sa është pasuria totale e LeBron James.

Anash Cristiano Ronaldos, James është fytyra më e kërkuar në botën e sportit. Sipas ‘Forbes’, pasuria e LeBron prek shifrën e 450 milionë dollarëve, transmeton lajmi.net.

James është pronar i 14 pikave të ‘BlazePizza’, bën marketing për ‘Nike’, ‘Coca Cola’, ‘Beats By Dre’ dhe ‘2K Sports’.

Sigurisht, shifra prej 450 milionë dollarëve bëhet edhe më astronomike kur kemi në mendje se ‘mbreti’ akoma nuk numëron të fituarat nga xhirimet që do t’i bëjë për filmin ‘Space Jam 2’.

Kontrata që LeBron James nënshkroi gjatë verës së kaluar me skuadrën nga Los Angeles prek shifrën e 153 milionë eurove. /Lajmi.net/

Burimi: http://lajmi.net/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.