SHBA arreston kandidatin presidencial të Guatemalës

në kategorine Bota

Mario Amilcar Estrada Orellana, kandiat për president në Guatemalë, është arrestuar në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nën akuza të ndryshme, përfshirë “bashkëpunimin me trafikantët meksikanë të drogës”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave të vendit, akuzat ndaj Orellanas përfshijnë trafikimin ilegal të armëve, planifikimin e atentateve ndaj rivalëve politikë dhe ofrimin e porteve të Guatemalës për trafikantët meksikanë të drogës.

Prokuroria tha në një deklaratë se Orellana është arrestuar pasi “nëse zgjidhet president në zgjedhjet që do të mbahen në qershor, do të lejojë që karteli i Sinaloas, i cili e financon atë, të përdorë portet e Guatemalës gjatë dërgimit të drogës në SHBA”.

Siç thuhet, Orellana mund të dënohet me burgim nga dhjetë deri në burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.

Gjykimi pritet të mbahet në prokurorinë federale në Miami.

Ndërkohë, Adolphus P. Wright, zyrtar i Departamentit amerikan Kundër Drogës (DEA), tha se hetimi do të zbardhet në bashkëpunim me zyrtarët e Guatemalës.



. . . .

Burimi: https://www.aa.com.tr/sq/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.