Gjenerata e ardhshme e iPhone ka tre kamera të pasme

në kategorine Galileo

Një raport i ri nga analisti i mirënjohur i Apple Ming-Chi Kuo publikuar nga 9to5Mac zbulon në detaje kamerat e gjeneratës së ardhshme të iPhone.

Raporti konfirmoi spekulimet e mëparshme se pasardhësit e iPhone XS dhe XS Max do të kenë tre sensorë kamerash në pjesën e pasme të telefonëve.

Përveç kamerës kryesore dhe asaj të zmadhimit optik 2x, Apple mund të përfshijë një lente me kënd super të gjerë 12-megapiksel.

Shumica e telefonëve Android tashmë kanë një lente me kënd super të gjerë dhe një lëvizje e tillë nga Apple është mese e natyrshme duke u dhënë përdoruesve më shumë fleksibilitet.

Kuo mendon se Apple do të përdorë një material të veçantë për xhamin që mbulon tre lentet e pasme dhe ti bëjë më padukshme. OnLeaks dhe Digit ndanë foton e mëposhtme pa asnjë material të veçantë:

Ndërsa pasardhësi i iPhone XR do të ketë dy kamera të pasme në vend të një. Me shumë gjasa kamera e dytë do të jetë për zmadhim optik.

Në pjesën frontale të telefonit Apple ka planifikuar një përmirësim të madh të kamerës selfie. Kompania mund të ndryshojë atë ekzistuese me katër shtresa xhami në favor të një kamere me pesë shtresa xhami.

Apple gjithashtu mund të rrisë rezolucionin e saj nga 7-megapiksel në 12-megapiksel. Sipas analistit të tre modelet do të kenë kamerën e re selfie. /PCWorld Albanian

Burimi: http://pcworld.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.