E trishtë/ Ndahet nga jeta ikona e Real Madrid

në kategorine Sport

Real Madridi ka njoftuar se ikona e dashur e klubit, Agustin Herrerin, ka vdekur sot në moshën 86-vjeçare.

 

Herrerin ishte delegat për Santiago Bernabeu dhe kishte punuar në klub për më shumë se 50 vite.

 

Në tetorin e kaluar, ai zbriti në fushën e Bernabeut para tifozëve që i bënë një ovacion të ngrohtë dhe futbollistët që i dhanë një përshëndetje të përzemërt. 

 

“Real Madridi i shpreh ngushëllime familjes dhe miqve të delegatit tanë historik të fushës, si dhe qytetit Mazarron, ku Agustin Herrerin frymëzoi hapjen e një shkolle të futbollit të Real Madridit për integrimin e fëmijëve që rrezikonin përjashtimin nga shoqëria”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.

Burimi: https://sot.com.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.