LDK: Finalizohet projekti para përfundimit të prokurimit

në kategorine Kosovë

Lidhja Demokratike e Kosovës, në një konferencë për media, të martën, ka kritikuar qeverisjen lokale me arsyetim se më 23 mars të këtij viti është inauguruar projekti “Guximi i gruas”, ende pa përfunduar procedurat e prokurimit.

Lidhja Demokratike e Kosovës, në një konferencë për media, të martën, ka kritikuar qeverisjen lokale me arsyetim se më 23 mars të këtij viti është inauguruar projekti “Guximi i gruas”, ende pa përfunduar procedurat e prokurimit.

Me këtë projekt janë ndërtuar dy pllaka përkujtimore kushtuar protestave dhe demonstratave të vitit 1989, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo, sipas LDK-së, ky projekt është realizuar nga një operator para se të përfundojnë procedurat e prokurimit. Nga ana tjetër, rreth kësaj çështjeje menjëherë ka reaguar ekzekutivi i Komunës me arsyetim se procedurat tenderuese janë ndërprerë me kohë për shkak të vonesave, ndërkohë projekti është realizuar në kuadër të shërbimeve të tjera të veçanta.

Valon Halimi, anëtar i Kryesisë se Degës së LDK-së në Ferizaj, me këtë rast ka thënë se nuk kanë dyshime nëse kompania është e afërt me qeverisjen lokale, mirëpo dyshojnë në shkelje të procedurave të prokurimit publik dhe procedurave mbi menaxhimin e financave publike. Sipas tij, Komuna është bërë fenomen i paradokseve, andaj këtë e tregon edhe rasti i fundit i inaugurimit të projektit “Guximi i gruas”, që u bë pikërisht më 23 mars në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj në shënimin e përvjetorit të kësaj date të rëndësishme të vitit 1989.

Burimi: http://kosova.info/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.