Krasniqi: Partitë pa programe politike qesin edhe fall

në kategorine Kosovë

Profesori universitar Milazim Krasniqi në emisionin Frontal ne T7 ka komentuar debatin politik i cili po zhvillohet Brenda Kuvendit të Kosovës.

Ai debatin mes PSD-së dhe LVV-së e ka quajtur si krizë morale politike.

“Miqtë kur të prishën duhet të mbajn gojën mbyllur për njëri tjetrin dhe jo të nxisin gjuhën e urrejtjes.

Kjo është krizë morale dhe politike por kjo e ngarkon jetën tonë”, shtoi ai.

“Partitë pa programe qesin fallë”, ka thënë Krasniqi teksa ka thënë jo vetëm partitë opozitare janë ata pa plan program por edhe të cilat janë në qeverisje.

Sipas tij qeverisjet pa planë janë sikur kur qesin fallë.

“Zgjedhin njerëz sa më servile e më të padijshëm e pastaj krijohet kjo hierarki politike që e kontaminon audiencën”, shtoi ai.

Sipas tij kushdo që ka qenë pjesë e SHIK-ut duhet të pranoj.

“Kushdo që ka qenë në SHIK duhet të pranoj.

Kështu si po ndodhë dhe përdorimi i kësaj gjuhe është jo e drejtë.

Krijon pasivitet në shoqërinë”, ka deklaruar Krasniqi

Ai ka rekomanduar se para se të hapeshin diskutimet për SHIK duhet të flitej për krimet e UDB-ës serbe.

“Për aq sa ka pas krime janë krime individuale dhe duhet të drejtohen të organet e drejtësisë dhe jo në parlament.

Sepse debate parlamentar duhet të ishte ndryshe të merreshin me problematikat e popullatës”, ka deklaruar Krasniqi./Express

Burimi: https://infokosova.org/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.