Avni Arifi nis ditën e parë të punës si ambasador

në kategorine Kosovë

Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, sot zyrtarisht ka nisur puën në Abu Dhabi.

Arifi kishte ushtruar postin e shefit të stafit politik të kryeministrit të Qeveris së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ndërsa para këtij posti ai ishte kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë dhe njeri me ndikim në këtë parti.

“Sot kam filluar punën e Ambasadorit tē Republikēs së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe. Përfaqësimi i duhur i Kosovës në këtë pjesë të botës është me rëndësi të posaçme politike dhe ekonomike. Falenderoj të gjithë ata që ma besuan këtë detyrë e në veçanti Kryeministrin Haradinaj. Si gjithmonē do të jem në funksion të detyrës”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook. /Lajmi.net/

Burimi: https://infokosova.org/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.