A mund të ishte shpëtuar? Alarmi i zjarrit në Notre Dame u ndezë 23 minuta para se flaka të dilte nga kontrolli

në kategorine Kosovë

Detaje të reja për zjarrin që shkatërroi një pjesë të madhe të katedrales Notre Dame në Paris.

Stafit në katedralen e Notre Dame iu nevojitën 23 minuta për të zbuluar zjarrin që shkatërroi një pjesë të madhe të saj.

Prokurori i Parisit Remy Heitz tha se punëtorët nuk ishin në gjendje të gjenin zjarrin e tërbuar pas një alarmi që ishte ndezur në orën 6.20.

Ishte vetëm derisa një alarm i dytë u ndez në orën 6.43 që flaka katastrofike u zbulua në kulm gotik, shkruan “The Sun”.

Ndërsa flakët më në fund u shuan pas tetë orësh, prokurorët në Paris filluan një hetim penal për shkak të ferrit të krijuar.

Prokurori publik Heitz tha se zjarri në katedralen 850-vjeçare ka të ngjarë të ketë qenë rezultat i një aksidenti dhe nuk kishte asnjë shenjë se ajo ishte nisur me qëllim. /Lajmi.net/

Burimi: https://infokosova.org/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.