​Limaj bën shqiponjën me pjesëtarët e “Atlantikut”

në kategorine Kosovë

Pas takimit që ka pasur sonte në Prizren me ish-ushtarët e Batalionit “Atlantiku” të UÇK-së, zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj është kujdesur që të ketë edhe një kujtim të veçantë.

Pasi i nderoi me mirënjohje luftëtarët që kishin ardhur nga SHBA-ja për të luftuar 20 vite më parë për lirinë e Kosovës, Limaj dhe ish-ushtarët e Atlantikut bënë një foto me shqiponje.

Luftëtarët e Atlantikut e kanë përshkruar rrugën që kishin marrë 20 viteve për të ardhur për të luftuar në Kosovë, të cilët ishin angazhuar në aksionin e UÇK-së “Shigjeta”.

Burimi: https://infokosova.org/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.