‘McLaren’ lanson veturën më të veçantë ndonjëherë

në kategorine Auto/Galileo

Fotografitë e mëposhtme më së miri ndihmojnë të shihni aspektin unik të serisë ‘McLaren 720S Spider’ nga McLaren.

Disa nga konsumatorët nuk janë të kënaqur me modelet standarde të plasuara nga kompania prodhuese e veturave, kështu që ‘McLaren’ ka vendosur të hapë ‘McLaren Special Operations’ për edicione speciale të veturave, transmeton lajmi.net.

Në po këtë platformë, një klient ka modifikuar serinë ‘720S Spider’, duke e cilësuar atë si modifikimin më unik ndonjëherë.

Kësisoj, vetura është ngjyrosur nga një përzierje tri-tonesh që MSO e quan ‘Coriolis’.

Versioni standard arrin të prodhojë 710 kuaj-fuqi, që i mundësojnë të kapë 100 km/h për vetëm 2.8 sekonda. /Lajmi.net/

Burimi: http://lajmi.net/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.