Berisha: Serbia në Koshare ka humbur rreth 1,200 ushtarë

në kategorine Kosovë

Ish-komandanti i njohur i UÇK-së,
Hysen Berisha, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka treguar
detaje interesante nga Betaja e Koshares.

Berisha
ka thënë se nuk janë të vërteta deklaratat e gjeneralëve serbë se në Koshare
janë vrarë vetëm 108 ushtarë serb.

“Gjeneralët serbë duhet të japin llogari për numrin e të vdekurve të tyre para
eprorëve të vet dhe para popullit, prandaj ata minimizojnë numrin e të
vrarëve”.

Ish-komandanti
i UÇK-së në Koshare, thotë se vetëm në ditën e parë serbët i kanë pasur të
vrarë 42 ushtarë.

“Në
kazermë kanë qenë 42 të vdekur. Në pozicionin ku kam sulmuar unë i kanë pasur
katër të vdekur, dokumentacionin ua kemi marrë dhe vetëm pas lufte ua kemi
dorëzuar kufomat”.

Berisha tregon se ka pasur delegacione të shumta nga UN për që kanë ardhur për të kërkuar kufomat, por ai thotë se ato nuk u janë dorëzuar pa e bërë të njëjtën gjë pala serbe me shqiptarët e vrarë.

“Në
tetor janë rikthyer përsëri dhe kanë thënë se kanë urdhër nga shefi i shtabit
të përgjithshëm i UÇK-së, Agim Çeku, për të marrë kufomat e serbëve, dhe ne
atëherë u kemi dorëzuar kufomat”.

Ish-komandanti i UÇK-së në Koshare, thotë se KFOR-i ka kërkuar nga ta në atë
kohë 600 serbë me pretendimin se janë zënë rob.

“Ma
bëjnë një pyetje direkte “ku janë?”. Unë iu them, kërkojini në pozicione të
luftimit, janë kufoma. Ua kemi dhënë dokumentet. Por në shkëmbim kemi liruar
disa të burgosur”.

Kam
takuar një shqiptar që ka luftuar për ushtrinë e Serbisë, dhe e kam pyetur sa
të vrarë ka pasur Serbia në Koshare.

“Ai
më ka thënë se me kamionë kemi bartur deri në 1,200 kufoma”, tha ndër të tjera
Hysen Berisha.

Burimi: http://kosova.info/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.