Berisha: Nga vëzhgimet tona 40 ditore, kuptuam se serbët në Koshare kishin një defekt

në kategorine Kosovë

Ish-komandanti i njohur i UÇK-së, Hisen Berisha, në “Debat Plus”, ka treguar detaje interesante nga Beteja e Koshares.

Berisha ka thënë se zgjodhën Kosharen për të filluar aksionet ndaj forcave Serbe, pasi ai vend ofronte mundësi më të mira për të hequr kufirin.

“Në Koshare u cenua integriteti i një shteti. E dyta një ushtri quhej e dështuar nëse i merret kazerma. Kosharja ofronte mundësinë e të dyjave njëkohësisht, edhe marrjen e kufirit edhe kazermën”, tha ai.

Ish-komandanti i UÇK-së, thotë se gjatë vëzhgimeve 40 ditore kanë vërejtur një seri të metash që kishin serbët e vendosur në zonën e Koshares.

“Gjatë vëzhgimeve 40 ditore ne u pamë qytën e pushkës ushtarëve. Unë kur e shoh se një ushtari i shihet gryka e pushkës konstatoj se ai ose është amater dhe nuk di ta mbajë armën, ose është i rebeluar. Ky element na ka bërë me dije se me këta ushtarë do ta kemi të luftojmë më lehtë”.

Berisha ka thënë se kishte edhe përparësi të tjera që shqiptarët kishin në Koshare, duke filluar nga terreni e deri te motivi se ata luftonin për tokën e vet ndërsa serbet ishin pushtues.

Burimi: http://kosova.info/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.