Subvencionet për fermerët, 10 mijë lekë për çdo dele të matrikulluar

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 15 prill /MEDIAL/- Krahas subvencionimit të fermerëve për çdo litër qumësht të shitur me 100 lekë, qeveria financon blegtorët me 10 mijë lekë për çdo kokë dele të matrikulluar të tufës bazë.
Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimitër Kote, në një intervistë për MEDIAL-në, tha se, blegtoria është një sektor shumë i rëndësishëm në ekonominë rurale, por edhe mjaft delikat dhe i vështirë. Në këtë konteks, prandaj dhe skema e mbështetjes 2019 është adresuar më së shumti për financimin e blegtorisë.
“Qeveria do ti japë blegtorit 10 mijë lekë për çdo krerë dele të matrikulluar të tufës bazë. duke parë që blegtoria e të imtave është edhe më e vështirë. Me këtë mbështetje ne synojmë të rrisim cilësinë e shëndetit të tufave në dhen e dhi si dhe të ndikojmë në shumimin e tyre”, – tha Kote.
Sipas tij, kjo do të bëjë që një fermerët që kanë 100 dele të marri 1 milion lekë të vjetra. Pra një vlerë financimi që i ofrohet blegtorëve të këtij sektori, krahas finacimit për çdo litër qumësht të shitur.
Në vendin tonë kemi 340 mijë krerë gjedhë, prej të cilave marrim 970 mijë tonë qumësht dhe nga rreth 2 milionë e 700 mijë krerë dhi dhe dele, marrin 170 mijë tonë qumësht. Ndërkohë që mbështetja financiare synon të rrisë pritshmëritë e prodhimit në këtë sektor. e.xh/r.e/
.

Burimi: http://ata.gov.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.