Qeverisja e PD dhe LSI abuzoi me fondet për kanalizimet në Kombinat

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 15 prill /MEDIAL-Megi Zonja/ – Situata e krijuar në zonën e “Misto Mames” si rrjedhojë e shirave me intensitet të lartë, ka ardhur si pasojë e abuzimeve të bëra gjatë qeverisjes PD-LSI, ku fondet e marra nga kredia japoneze për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve te Tiranes se madhe u vodhën. Duke folur në “Channel One” përballë gazetarit Roland Qafolu, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se në këtë zonë ka pasur një projekt të qeverisë shqiptare dhe asaj japoneze për rrjetin e kanalizimeve, por për shkak të abuzimit me fondet, ai nuk u realizua nga ata që sot janë në opozitë.
“Aty ka pasur një projekt të kanalizimeve, që nuk është i bashkisë së Tiranës. Sali Berisha dhe Petrit Vasili drejtonin projektin e kanalizimeve të qeverisë japoneze. Për sa kohë PD do ketë ideolog Sali Berishën dhe Petrit Vasilin te LSI, do shkojnë poshtë e më poshtë. Petriti është ideologu i gjithë çmendurisë së LSI-së, ka qenë një parti normale para pak. Por, ata ishin të vetmit që reaguan dje. Të akuzuarit dhe të hetuarit për Fondin Japonez janë stafi i këtyre dy zotërinjve që u preokupuan dje. Këta mbretërit dalin dhe japin mendim për çdo gjë para se të mbarojë. Në fakt bëjnë autogol sepse vodhën vete administratat e tyre”, tha Veliaj.
.

Artikulli paraprakProtesta e opozitës, Gjebrea: Policia u përgjigj me maturi dhe profesionalizëm

Burimi: http://ata.gov.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.