Punimet në rrjet, OSHEE kufizon energjinë elektrike në Tiranë

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 15 prill/MEDIAL/ – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE është duke kryer një investimesh në rrjet, duke kufizuar energjinë elektrike në disa zona të kryeqytetit.
“Gjatë ditës së nesërme 16 prill, do të do të vijojnë punimet në rrjet dhe kufizimet do të jenë të pjesshme në këto zona: 09:00-14:00, rrugët “Ylbere Bylykbashi”, “Rruga e Kavajës”, “Ndre Mjeda” dhe “Kongresi Lushnjes”. 09:00-15:00, rrugët “Shefqet Kuka”, mbrapa Fizikës Bërthamore tek Fresku, “Qazim Vathi” dhe “Selaudin Bekteshi” pranë rrugës “5 Maji”, “Abdurahim Buza”, rruga “Besa”, “Ferit Xhajko” dhe zonat Fushë-Mëzes dhe Misto Mame”, – thuhet në njoftimin e OSHEE.
Për të rritur fuqinë e furnizmit me energji elektrike, si dhe për të shmangur humbjet në rrjet OSHEE është duke kryer një sërë investimesh në të gjithë vendin, duke ju përgjigjur kërkesave të abonentëve.
m.z/e.caushi/

Burimi: http://ata.gov.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.