Pendarovski: Me anëtarësimin në NATO dhe hapjen e dyerve të BE-së kemi shans për zhvillim të madh ekonomik

në kategorine Maqedoni

Kumanovë, 15 prill 2019 (MEDIAL) – Kandidati për president i mbështetur nga LSDM-ja dhe koalicioni Stevo Pendarovski, sonte në mitingun në Kumanovë e kërkoi mbështetjen e qytetarëve nga qyteti, për të cilin tha se paraqet Maqedoni me pakicë. Duke u kthyer në të kaluarën, theksoi se në Kumanovë çdoherë ka fituar koncepti të cilin edhe ky opsion politik e ofron, një shoqëri për të gjithë, koncept për të cilin tha që e ka rrëzuar regjimi me stilolaps.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Kumanovës për të votuar për president, i cili nuk do të duket si ky aktual, për të cilin theksoi se i pengon integrimet euroatlantike. Pendarovski u përqendrua edhe në marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë, me të cilët theksoi se hapen dyert e Evropës. Me Ligjin për gjuhët, theksoi ai, është mbyllur Marrëveshja e Ohrit dhe me të është bërë kohezion i brendshëm. Duke u përqendruar në ekonominë, Pendarovski shtoi se menjëherë pas ftesës për NATO ndjehen indikatorët e parë ekonomikë.

Ai theksoi se shtetin e presin qindra milionë euro për zhvillim të shoqërisë.

“Problemi më i madh është zhvillimi ekonomik dhe lidhur me këtë zhvendosja e të gjeneratave të reja. Fëmijë të artë kemi humbur në këto dhjetë, njëmbëdhjetë vite qeverisje të regjimit të familjes, por me hapjen e dyerve evropianë, ne kemi shanse të mëdha për të bërë zhvillim të madh ekonomik këtu dhe në këtë mënyrë t’u japim shans të rinjve të krijojnë familje, për të filluar biznes”, tha Pendarovski.

Ai u bëri thirrje kumanovarëve të votojnë për të më 21 prill dhe më 5 maj, duke thënë se ky opsion politik në Kumanovë asnjëherë nuk ka humbur.

Lideri i LSDM-së dhe kryeministër Zoran Zaev, u bëri thirrje kumanovarëve për të votuar për kandidatin Pendarovski Duke e theksuar karakter multietnik, Zaev tha se pikërisht slogani “Së bashku përpara” e pasqyron realitetin në shtet, por edhe ardhmërinë, duke shtuar se Pendarovski do të jetë president i qytetarëve nga bashkësi të ndryshme etnike, nga shteti i cili do të jetë pjesë e botës së zhvilluar ndaj të cilit synojmë. am/.

 

 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.