PD tjetër padinë ndaj Lleshaj për hedhjen e gazit lotsjellës

në kategorine Shqipëri

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, këtë të hënë ka dorëzuar në Prokurori, një tjetër padi kundër Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Policisë për përdorimin kriminal të gazit lotsjellës në protestë.

 

Bardhi i bën thirrje prokurorisë të ushtrojë detyrat e saj dhe të mos bëhet shtojcë e policisë së shteti dhe të mbrojë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve.

 

“Kam dhënë fakte nga PD mbi veprimet e kudra ligjshme të drejtuesve të policisë së shtetit që me urdhër politik sulmuan qytetarët duke i penguar në ushtrimin e së drejtës së tyre të protestës. Sot ka 40 qytetarë në burg pa asnjë provë apo pamje filmike që ata të kenë kryer akte dhune dhe nuk ka ansjë hetim apo dënim ndaj atyre që ka shkelur ligjin dhe dhunuar qytetarët. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është mbetje e kohës së komunizmit. Koha kur protesta trajtohej si puc ka përfunduar 30 vite më parë, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë ministër të Brendshëm asnjë drejtus policie që të mund të pengojë të drejtat themelore të qytetarëve.  Të protestosh është e drejtë legjitime në demokraci vetëm për një mbetje komuniste si Sandër Lleshaj  është puc kushtetues.”

 

Ndërkohë Partia Demokratike një tjetër padi kundër Lleshaj ka dorëzuar me 20 mars të këtij vitin për të njëjtën akuzë.

Burimi: https://www.vizionplus.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.