Mediat edhe sot mund të publikojnë rezultate të anketave

në kategorine Maqedoni

Shkup, 15 prill 2019 (MEDIAL) – Mediat edhe sot mund të publikojnë rezultate të hulumtimit të mendimit publik lidhur me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor. Sipas orarit të KSHZ-së, rezultatet e anketave mund të publikohen më së voni pesë ditë para caktimit të ditës së mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në tre komuna, ose afati skadon sot në mesnatë.

Pardje skadoi afati, në të cilin zgjedhësi, i cili nuk ka mundësi të votojë në vendvotim – i pafuqishëm ose i sëmurë, e dëshiron të votojë, ka mundur për këtë ta informojë Komisionin komunal të zgjedhjeve, me qëllim që të mund ta realizojë të drejtën e tij më 20 prill. Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, votojnë edhe votuesit, të cilët në ditën e votimit gjenden në paraburgim shtëpiak, por ata që të paraqiten në KKZ kanë afat deri më 17 prill në mesnatë.

Sipas orarit të KSHZ-së, pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, në ditën e 11-të të fushatës duhej të parashtrojnë raport me specifikim të harxhimeve në xhiro-llogarinë për fushatë zgjedhore nga dita e hapjes së saj deri nga fundi i ditës së dhjetë të fushatë zgjedhore.

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve (KSHZ) informoi se organizatorët e fushatave zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe të parakohshme lokale në tre komuna me kohë i kanë parashtruar raportet financiare në ueb faqen e KSHZ-së, ndërsa në to ka hollësira për pjesën e parë të fushatës.

Ky është raporti i parë që pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore duhet ta parashtrojnë në KSHZ, ESHR dhe KSHPK. Për rrethin e dytë të zgjedhjeve, raporte duhet të parashtrojnë më së voni deri ora 24 më 4 maj, e më së voni deri më 20 prill nëse nuk marrin pjesë në rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Nga KSHZ-ja kumtuan edhe se kanë arritur edhe raporte nga të dhënat e radiodifuzerëve për emetimin e reklamimit të paguar politik në javën e parë të fushatës për zgjedhje të presidentit dhe për të kryetarëve të komunave Novosellë, Ohër dhe Dibër. Në KSHZ përgatisin urdhëresë, e cila pastaj dërgohet deri te Ministria e Financave, prej ku duhet të kryehet pagesa e radiodifuzerëve.

Sipas Kodit zgjedhor, para pagesës së harxhimeve për RPP nga ana e KSHZ-së, Agjencia është e obliguar të parashtrojë raport për kohëzgjatjen e përgjithshme të këtij reklamimi që u emetua te secili radiodifuzer, për herë të parë në ditën e 10-të të fushatës zgjedhore, ndërsa për herë të dytë në ditën e 7-të pas përfundimit të fushatës. Prej aty, në pajtim me Udhëzimin që Këshilli i Agjencisë e miratoi më 29 mars të vitit 2019, radiodifuzerët kanë obligim të parashtrojnë të dhëna në Agjenci për reklamimin e emetuar të paguar politik.

Raporti i dytë i ASHMAA duhet ta parashtrojë deri te Komisioni më 26 prill, për rrethin e parë në zgjedhjet, dhe më 10 maj për rrethin eventual të dytë. f.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.