Komuna e Tetovës organizoi mbledhje komemorative për nder të Alajdin Demirit

në kategorine Maqedoni

Komuna e Tetovës organizoi mbledhje komemorative për nder të Alajdin Demirit.

E nderuar familje Demiri,
Të nderuar miq, kolege, bashkvëprimtarë
Të nderuar te pranishëm,

Më lejoni fillimisht të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjarëve, miqve, të afërmive dhe të gjithë atyre që kishin mundësinë dhe privilegjin të njohin profesorin, intelektualin e dalluar, veprimtarin e palëkundur, ambasadorin, dhe kryetarin e komunës së Tetovës z.Alajdin Demirin.

Fjalën dhe dedikimin tim sot dua ta filloj me vargjet e poezisë “E Pamundura” të shkruar nga Ismail Kadare kushtuar humbjes së mikut të tij Drago Siliqi:

“Ka vite që ti mungon
Zbrayëtirën asgjë se mbush
Në tryezën e gëzimit a të brengës sonë
Ka një vend ku sulet askush!”

Thuan që jeta është tërësi e veprave dhe vendimeve që i marrim vetë dhe përmes të cilave do të na njohin dhe kujtojnë edhe të tjerët rreth nesh. Profesor Alajdin Demirin, do ta kujtoj si një njeri të palëkundur, profesor të përgaditur, mik I cili ta thoshte ne sy e troç atë që mendon, dhe padyshim një politikan që nuk bënte kompromise hatresh dhe dinte të artikulojë dhe sintetizojë me shkathtësi dhe thellësi mendimin politik mbi një koncept kombëtar, i cili ndonjëherë e në një kohë kërkonte sakrificë dhe vetëmohim.
Jemi jashzëzakonisht me fat që e kishim mes nesh një njeri si profesor Alajdin Demiri, sepse njerëzit dhe shoqëria kanë nevojë për modele dhe shembuj.

Ata duan të shohin dhe njohin njerëz të mirë dhe të fortë rreth vetes, prandaj është shumë e rëndësishme jo vetëm të nderojmë dhe kujtojmë veprën e profesorit, por gjithashtu të mësojmë dhe të mundohemi të jetojmë mbi parimet dhe konceptet mbi të cilat jetoi dhe ai vetë! Vetë kuptimi i jetës nuk është të gjesh dhuntinë tëndë, por të jesh i aftë ta përcjellësh atë edhe tek të tjerët.

Dhe sot gjersa shprehim mirënjohjen dhe respektin ndaj veprës së profesor Alajdinit, nuk duhet të harrojmë kurrë se vlerësimi më i lartë nuk nënkupton vetëm të thuash fjalë të mira, por të jetosh dhe bindesh asaj që thua! Atë e bëri edhe profesor Alajdin Demiri, gjatë jetës së tij ai nuk luftoi për të qënë më i miri por gjithmonë u angazhua dhe punoi për ta bërë më të mirën e mundshme për shoqërinë!

“Vlera e një burri është ajo që bën me pushtetin. Një hero lind mes qindrave, një i mençur mund të gjendet mes mijërave, por një njeri i vetërealizuar mund të mos gjendet as mes qindra mijëra njerëzve”

Të qoftë i lehtë dheu profesor dhe miku im Alajdin! U prehsh në paqë!

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.