Hoxha: Na duhet fuqizim i sundimit të ligjit për të përshpejtuar procesin e integrimit në BE

në kategorine Kosovë

Ministrja e Integrimit
Evropian, Dhurata Hoxha priti në takim, Ambasadorin e ShBA-së, Philip Kosnett,
me të cilin diskutoi çështjet lidhur me sundimin e ligjit, luftën kundër
korrupsionit dhe më gjerë reformat me ndikim në procesin e integrimit të
Kosovës në BE.

ShBA-ja vazhdimisht ka ofruar ndihmë dhe mbështetje për Kosovën në zhvillimin dhe forcimin e parimeve demokratike, dhe njëkohësisht ne kemi qenë një nga përfituesit më të mëdhenj të  asistencës së SHBA-së, dhe për këtë ne jemi falënderues tha Ministrja Hoxha.

“Kosova ka miratuar
ligjet dhe është në proces të hartimit dhe shqyrtimit të komponentëve të tjerë
të legjislacionit për të përforcuar sundimin e ligjit në veçanti kuadrin ligjor
në fushën penale, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe
reformat gjyqësore”, potencoi Ministrja.

Ambasadori Kosnett,
vlerësoi angazhimin e Ministres Hoxha për proceset integruese, duke potencuar
rëndësinë e fuqizimit të sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar
dhe korrupsionit, duke ofruar përkrahje për proceset integruese të Kosovës.

ShBA-ja vazhdon të
përkrah përpjekjet e Kosovës për fuqizuar sundimin e ligjit dhe eliminuar
dukuritë negative që minojnë funksionimin e mirëfilltë të institucioneve dhe
demokracisë në vend, me pritjen që këto të arritura të shtohen më tej, duke
kontribuar në zbatimin e reformave, zbatimin e MSA-së  dhe përfarimin me
vlerat e vendeve të BE-së, në dobi të qytetarëve, të shtetit dhe rajonit,
theksoi Ambasadori Kosnett.

Ministrja Hoxha falënderoi Ambasadorin Kosnett për përkrahjen e vazhdueshme të ShBA-së në proceset kyçe për Kosovën, dhe konsolidimin e shtetësisë tonë. /Kosova.info/

Burimi: http://kosova.info/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.