Edhe një javë deri në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale

në kategorine Maqedoni

Shkup, 15 prill 2019 (MEDIAL) – Një javë para mbajtjes së rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale, dy kandidatë, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska-Davkova, mbajtën tubime qendrore në Shkup.

Siljanovska-Davkova të shtunën prej para Qeverisë, ndërsa Pendarovski dje prej para BE Info Qendrës, u dërguan porosi votuesve.

Maqedonisë i nevojiten reforma radikale demokratike, porositi kandidatja e mbështetur nga VMRO-DPMNE, ndërsa rivali i saj i mbështetur nga LSDM – se vetëm një është rruga drejt progresit, ndërsa çon përmes BE-së dhe NATO-s.

“Maqedonisë i nevojiten reforma radikale demokratike në mënyrë që të mos mbetet e minuar në transicion dhe të mos bëjë asnjë hap drejt konsolidimit demokratik”, tha Siljanovska, duke e akuzuar Qeverinë se në vend të jetës më të mirë, reformave, demokracisë, sundimit të së drejtës, luftës me korrupsionit dhe krimit, betejës me nepotizmin dhe evropeizimin, deri më tani, në sundimin prej 2,5 viteve, vetëm e ka ndryshuar emrin e shtetit.

Sipas saj, Qeveria nuk është evropiane, por refomruese.

“Maqedonia është e fundosur në mungesë të sundimit të së drejtës, drejtësisë dhe selektivitetit, e arrin vetëm opozitën, ndërsa kursesi të prekë dikë nga pushteti”, shtoi Siljanovska-Davkova.

Pendarovski edhe njëherë përsëriti se nuk kemi më gjenerata për të humbur dhe prandaj nuk duhet t’i lejohet opozitës të na kthejë nga rruga nëpër të cilën hapërojmë.

Edhe këtë javë tre kandidatët presidencial i vazhdojnë tubimet dhe takimet me qytetarë. Fushata do të zgjasë deri 19 prill, pas çka pason heshtja 24-orëshe zgjedhore, një ditë para ditës së votimit.

Këto janë zgjedhjet e para pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, me të cilën është zgjedhur kontesti për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe vendi e mori emrin Republika e Maqedonisë së Veriut.

Më 21 prill në vend, krahas zgjedhjeve presidenciale do të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme për kryetarë të komunave Ohër. Dibër dhe Novo Sellë. .

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.