Spiropali: Kush tenton ti vërë zjarrin vendit, digjet vetë

në kategorine Shqipëri

Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka postuar një video në rrjetet sociale ku ajo sulmon opozitën për sjelljen sipas saj të dhunshme ndaj institucioneve shtetërore, policisë së shtetit dhe pronës publike. Ajo shkruan mes të tjerash se:

“Protesta e opozitës nuk na mësoi kurrgjë , përveç se na përsëriti atë që dinim  qysh prej ditës së parë: Kush tenton t’i vërë zjarrin këtij vendi, arrin vetëm të digjet vetë.”

Në video Spiropali pohon se të shtunen u dogj edhe më keq shpresa e të paktëve që besonin se  Sali Berisha, Luzim Basha dhe Monika Kryemadhi luftojnë trimërisht për interesat e popullit dhe jo për pushtetin e tyre të humbur.

Zëdhënësja e qeverisë vijon më tej duke thene se për disa orë rresht forcat e policisë u sulmuan nga kapsolla, zjarr dhe benzinë dhe u plagosën pabesisht nga këtë të çoroditurit.  Ajo vlerëson profesionalizmin e policisë së shtetit dhe I urpn shërim të shpejte efektiveve të plagosur.

 

Video e plote:

 

Burimi: https://www.vizionplus.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.