Lot dhe emocione në ndeshjen e fundit të Nowitzkit në NBA

në kategorine Basketboll

Legjenda e basketbollit gjerman, Dirk Nowitzki, është pensionuar.

Basketbollisti 41 vjeçar, ka zhvilluar ndeshjen e fundit për Dallas Mavericks.

Nowitzki është paraqitur për herë të fundit në fanellën e Dallas Mavericks, në humbjen 94:105 nga San Antonio Spurs.

40 vjeçari në ndeshjen e fundit shënoi 20 pikë dhe regjistroi 10 kërcime.

Disa sekonda para përfundimit të ndeshjes, trajneri Rick Carlisle e nxori atë nga loja, për t’i rezervuar një përshëndetje madhështore pas 21 vitesh të kaluara në NBA, ku është paraqitur 1522 herë.

Në përshëndetjen nga basketbolli, Nowitzki nuk ka mundur t’u përmbahet lotëve për të dhuruar skena vërtetë emocionuese./Lajmi.net/

Burimi: http://lajmi.net/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.