(FOTO) MEDALJE E ARTË për Ardijan Azemin, boksier i KB SHKUPI

në kategorine Boks/Sport

Boksieri i KB Shkupi dhe reprezentues i Maqedonisë, Ardijan Azemi, këtë të premte ka fituar medaljen e artë në turneun e fortë ndërkombëtar në boks për juniorë të rinj, “Emil Jechev”.
Në finalen e madhe, ai e mposhti Roman Diar nga Kazakistani, në të cilën boksieri ynë i talentuar gjatë gjithë mecit ishte më ofensivë. Kujtojmë se, Azemi edhe në mecet paraprake tregoi luftëra të shkëlqyeshme dhe me plotë meritë shpallet kampion.

Meritorë për këtë rezultat të madh kanë edhe dy trajnerët e tij, Naser Haruni dhe profesor Blerim Saiti, të cilët vazhdimishtë e kanë mbëshetetur drejt suksesit.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.