Trupi i 7-vjeçarit pritet të arrijë nesër në Kosovë

në kategorine Diaspora

Familjarët kanë konfirmuar se djaloshi do të varrohet në Kosovë, aty ku gjithmonë i ka kaluar pushimet

E Premte, 22 Mars 2019 – 21:51
albinfo.ch

(KEYSTONE/Georgios Kefalas)
Në Zvicër në mesditën e së enjtes është vrarë 7 vjeçari Ilias Mahmuti, njofton Klan Kosova.
Familjarët e fëmijës, jetën e të cilit e shoi një grua e moshuar, pasi e qëlloi me thikë disa herë, kanë pak informacione rreth krimit në Basel.
Ata kanë konfirmuar se nuk kanë asnjë problem në Zvicër me ndonjë familje, derisa edhe gruaja 75-vjeçare e ka pranuar se nuk e ka njohur djalin ose familjen e tij, përcjell albinfo.ch.
Familja Mahmuti tha për “klankosova.tv” se nesër në ora 08:00 të mëngjesit në Prishtinë do të mbërrijë trupi i pajetë i 7 vjeçarit, ku do të varroset në ora 12:00 në varrezat e qytetit të Gjilanit.
Ndërkohë, të shtunën do të mbahet një marsh nga shqiptarët në shenjë solidarizimi me familjen e Kosovës.

Burimi: https://www.albinfo.ch/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.