Panuçi i ka orët e numëruara, Armand Duka në bisedime ish-trajnerin e Napolit (EMRI)

në kategorine Sport

Kombëtarja shqiptare e futbollit e nisi në mënyrën më të keqe fushatën kualifikuese për Europianin 2020 me një humbje 0-2 në shtëpi ndaj Turqisë që komplikon që në start, ëndrrën për të shkuar në fazën finale.

Përfaqësuesja kuqezi ishte thirrur nën armë në stadiumin “Loro Boriçi” për të marrë pikë ndaj një rivali jo të pakalueshëm, por u dorëzua me nga një gol për çdo pjesë, ndërsa tifozët ofenduan në kor trajnerin Panucci, para se të linin shkallët e impiantit pa u mbyllur sfida.

Kjo humbje me Turqinë ka lëkundur pozitat e Kristian Panuçit në krye të stolit të Shqipërisë. Starti i kësaj fushate eliminatore ka mërzitur të gjithë opinionin, pasi pas 19 vitesh kuqezinjtë e nisin me disfatë një fushatë eliminatore. Në stadium edhe njëherë janë përsëritur thirrjet kundër Panuçit, ndërsa në FSHF po mendojnë seriozisht të ndryshojnë kurs.

Burime të sigurta bëjnë me dije se presidenti i FSHF-së, Armand Duka, menjëherë pas ndeshjes është ulur në tavolinë me Edi Rejan, ish-trajnerin e Napolit dhe Atalantës shkruan bw. Italiani nuk drejtoj një skuadër futbolli që prej vitit 2016, ndërsa mund të jetë zëvendësuesi më i mundshëm i bashkëkombasit të tij, Panuçit, që duket se i ka orët e numëruara.

Burimi: https://sot.com.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.