Shpejtësi tej normave,makina merr flakë pas përplasjes me bordurën

në kategorine Shqipëri

Dy aksidente të rënda njëri pas tjetrit kanë ndodhur pak para mesnatës së të enjtes pranë rrethrrotullimit të TEG-ut. Një automjet ka shpërthyer në flakë. Burime nga vendngjarja raportuan për BalkanWeb se makina po ecte me një shpejtësi shumë të lartë kur është pëplasur me bordurat anësore të rrugës.

Brenda makinës ndodhej një çift të rinjsh që janë ndihmuar nga kalimtarët e rastit për t’u dhënë ndihmën e parë.  Ndërkohë që një tjetër aksident në të njëjtin vend ka ndodhur mes dy automjeteve që janë pëplasur mes tyre duke shkatuar disa të plagosur.

Screenshot 29

(n.b/BalkanWeb)

Burimi: https://www.balkanweb.com/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.