Rritet numri i të sëmurëve nga morbilet, javën e kaluar – 104 të sëmurë

në kategorine Maqedoni

Shkup, 22 mars 2019 (MEDIAL) – Gjatë javës së kaluar kemi rritje të numrit të sëmurëve nga fruthi (Morbile) dhe janë regjistruar një numër i madh, respektivisht 104 të sëmurë. Prej tyre numri më i madh (74) janë nga Shkupi, ndërsa 30 të tjerët janë prej qyteteve tjera. Mbrojtja e vetme nga sëmundja ose nga format e rënda të gripit është vaksinimi, deklaroi sot dr. Gordana Kuzmanovska nga Instituti për Shëndet Publik.

Ajo potencoi se numri i qyteteve që kanë paraqitur numër të të sëmurëve rritet dhe pret që në javët e ardhshme nuk do të ketë qetësim të shpejtë të gjendjes me epideminë e fruthit.

Prej rreth 16.000 fëmijëve në moshën shkollore dhe parashkollore në Shkup, theksoi, rreth 11.100 janë vaksinuar, ndërsa në territorin e shtetit, prej rreth 25.000 fëmijë ta pavaksinuar, deri tani janë vaksinuar rreth 6.500.

Lidhur me raporti dje të publikuar të ISHP, ku thuhet se javën e kaluar janë regjistruar 1.573 të sëmurë nga gripi, ndërs aka edhe shtatë raste të vdekjes, tha se gripi është sëmundje prej së cilës vdiset.

“Nëse nuk mund të veprojmë në ndryshimet antigjenike dhe gjenetike të virusit të gripit dhe fuqinë e tij q[ të shkaktojë sëmundje, mund të veprojmë në mënyrë tjetër, ta mbrojmë veten dhe rrethinën tonë. Shteti mendon në atë. Këtë vit janë furnizuar vaksina të cilat jepen në baza falas dhe vaksina që mund të blehet. Numri i të vaksinuarve për fat të keq është diçka më i lartë se vitet e kaluara, por megjithatë është e vogël. Apeloj më seriozisht të kuptohet kjo sëmundje. Mund të veprojmë atje ku mundemi, njerëzit të marrin vaksina kur mund dhe kur duhet të marrin dhe në atë mënyrë do të mbrojnë vetveten, do t’i mbrojnë më të afërmit, të sëmurët kronikë, personat më të moshuar dhe fëmijët”, tha dr. Kuzmanovska.

Potencoi se virusi i gripit i nënshtrohet më shumë ndryshimit dhe gjatë një sezoni shumë shpesh di të bëjë rikombinime dhe ta ndryshojë jo vetëm nëntipin si diçka të nivelit më të lartë, por edhe një pjesë të grimcave më të vogla përbërëse të gripit.

“Pikërisht për këtë shkak, vaksina ndonjëherë është më efektive, ndërsa ndonjëherë është më pak efektive. Në vaksinën përmbahet tendosje e cila sezonin e kaluar ka shkaktuar numër më të madh të sëmundjeve, ndërsa ato shndërrime janë më të shpeshta te gripi. Këtë vit për shkak të këtyre ndryshimeve të vogla morëm një nëntip të virusit më agresiv H1N1, që shkakton përfundime vdekjeprurëse edhe atë jo vetëm te popullata e moshës mbi 65 vjeçe. Gjatë sezonit nga java e pestë deri në të tetën kishte numër të madh të të vdekurve të moshës deri 65 vjeç”, shtoi dr. Kuzmanovska. .

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.