Nesër në Bazel marsh solidarizues me familjen e 7- vjeçarit

në kategorine Kosovë

Bazeli është i tronditur me vr,asjen e 7 vjeçarit shqiptar të Kosovës, Iljas Mahmuti të enjten nga një grua 75 vjeçare.

Të shtunën, në orën 14, do të organizohet një marsh solidariteti në qytet.

“Mblidhemi dhe startojmë nga Schutzenmattpark dhe do të ecim deri tek vendi i kr,imit në St. Galler Ring, dhe në fund në Gotthelferplatz mund t’i themi lamtumirë”, thuhet në eventin e krijuar në Facebook.

“Si baba, isha i t,ronditur me faktin dhe desha të ndihmoja”, thotë për Blick Emi Salahi, 35 vjeçar, organizator i marshit të fun,eralit.

Ai nuk e ka njohur familjen e shtatë vjeçtarit, por për të ishte me rëndësi të organizonte marshin në shenjë solidariteti.

“Do të ndalojmë tek vendi i k,rimit, do të ndezim qirinj dhe do të vendosim lule”.

Megjithatë, banori i Aargaut nuk do ta marrë me vete vajzën e tij dhjetë vjeçare.

“Nuk kam mundur t’i tregoj”, thotë ai.

Deri më tani, rreth 420 persona janë deklaruar për të marrë pjesë në këtë marsh, kurse mbi 1300 të tjerë janë shprehur të interesuar.

Blick raporton se sipas hetimeve të para, gruaja 75 vjeçare, që dyshohet ta ketë the,rur me thi,kë në qafë 7 vjeçarin, është me probleme mendore.

Për këtë arsye, ekziston dyshimi se ajo mund edhe të mos ak,uzohet.

Burimi: https://infokosova.org/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.