Janakakis: Tani kemi mundësi të bëjmë më shumë, Marrëveshje e Prespës bën thirrje për bashkëpunim në më shumë fusha

në kategorine Maqedoni

Shkup, 22 mars 2019 (MEDIAL) – Në marrëdhëniet midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut vitin e kaluar ka pasur një zhvillim deri më tani të pashembullt si rezultat i nënshkrimit historik të Marrëveshjes së Prespës  dhe ratifikimit të saj më vonë nga ana e parlamenteve tona. Tani do të jetë me rëndësi të zbatohet  partneriteti strategjik i vendosur me marrëveshjen e Prespës. Jemi të gatshëm ta mbështesim Maqedoninë e Veriut si fqinj dhe miq të mirë  dhe ta ofrojmë përvojën dhe njohuritë tona derisa vendi ecë drejt integrimit në organizatat evropiane dhe euroatlantike.

Këtë e theksoi shefi të Zyrës për Ndërlidhje të Republikës së Greqisë në vendin tonë Dimitris Janakakis në pritjen e sotme të organizuar me rastin e 25  Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Greqisë ku mori pjesë kryeministri  Zoran Zaev, ministra në Qeveri, kori diplomatik, zëvendësministri grek i Punëve të Jashtme Markos Bolaris, si dhe afaristë të shquar dhe personalitete të tjerë publikë.

Ai theksoi se të dyja vendet tashmë kanë marrëdhënie shumë të mira në më shumë fusha që është konfirmuar edhe me praninë e më shumë kompanive dhe fakti se Greqia është investuesi i tretë sipas madhësisë në Maqedoninë e Veriut dhe partneri i dytë më i madh tregtar. Në mënyrë plotësuese, tha Lejlanos, çdo vit presim më shumë se miliona turistë nga Maqedonia e Veriut, derisa shumë qytetarë grekë gjithashtu e vizitojnë vendin tuaj.

“tani kemi mundësi të bëjmë shumë më shumë. Marrëveshja e Prespës bën thirrje për zhvillim të bashkëpunimit në shumë fusha. Ky bashkëpunim do të jetë shumë i dobishëm për të dy popujt, shoqëritë tona, ndërsa veçanërisht për personat tanë të rinj dhe mund të jetë shumë frytdhënëse në praktikë për qytetarët tanë. Kjo tregohet edhe me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës për hapjen e vendkalimit të ri kufitar në rajonin e Prespës dhe me nënshkrimin e Memorandumit për mirëkuptim për uljen e roamingut para korrikut të këtij viti. Ka ende shumë për të bërë. Besoj se së shpejti do të shohim më shumë rezultate në praktikë. Si Zyrë për Ndërlidhje që së shpejti do të bëhet Ambasadë  do të ndihmojmë  sa është e mundur më shumë”, porositi shefi i Zyrës për Ndërlidhje në Shkup Janakakis.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.