Jakimovski mbetet në arrest shtëpiak

në kategorine Maqedoni

Shkup, 22 mars 2019 (MEDIAL) – Ish kryetari i Komunës së Karposhit Stevço Jakimovski mbetet në arrest shtëpiak dhe i ndalohet komunikimi me persona të përfshirë në ngjarjen penale-juridike.

“Duke vepruar sipas ankesës së mbrojtjes dhe të të akuzuarit, Gjykata Penale e Repartit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion për S.J. e refuzoi ankesën, e konfirmoi masën arrest shtëpiak dhe në mënyrë shtesë e përcaktoi masën dhe ndalimin e komunikimit me persona të përfshirë në ngjarjen penale-juridike dhe ndalesën për përdorim të mjeteve për komunikim pa leje të gjykatës”, kumtuan nga Gjykata Penale për MEDIAL-n.

Për V.C. dhe T.Gj. Gjykata Penale i ka konfirmuar vendimet në tërësi. fc/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.