(FOTO) “Higjiena Komunale” APEL deri tek banorët e Shkupit!

në kategorine Maqedoni

Ndërmarrja Publike “Higjiena komunale-Shkup” apelon deri tek banorët e kryeqytetit që mbetjet e rënda nga ndërtimtaria mos ti hedhin në koshat për plehra.

Gjatë ditëve të kaluara, në komunën e Çairit, Eko-Patrulla e Ndërmarrjes Publike “Higjiena komunale-Shkup” ka regjistruar sasi të madhe të mbetjeve nga ndërtimtaria e hedhur në mënyrë joligjore nëpër disa kosha për plehra të vendosur në rrugën “Bllagoja Paroviq”, informon MEDIAL.MK

Ekipet e Ndërmarrjes “Higjiena komunale-Shkup” ishin të detyruar që me duart e tyre të nxjerrin mbetjet ndërtimore nga koshat për plehra me qëllim që të mund të pastronin dhe të ngarkonin në automjetet e përshtatshme.

NP,,Higjiena komunale’’-Shkup i informon qytetarët se sipas Ligjit për pastërti publike, mbetja e cila krijohet gjatë kryerjes së aktiviteteve ndërtimore apo renovimit të vendbanimeve nuk guxon të hidhet në koshat për plehra të vendosura në sipërfaqet publike.

Këto mbetje të rënda dëmtojnë koshat për plehra por edhe automjetet speciale dhe me këtë shkaktojnë probleme serioze gjatë mbledhjes dhe transportimit të mbeturinave në kryeqytet.

MEDIAL.MK

 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.