Bullgaria dhe Mali i Zi luajnë baras në ndeshjen hapëse të grupit të Kosovës

në kategorine Sport

Bullgaria dhe Mali i Zi luajnë baras në ndeshjen hapëse të grupit të Kosovës

Një lajm mjaft i mirë për kombëtaren e Kosovës ka ardhur nga ndeshja Bullgari – Mali i Zi.

Dy kombëtaret që luajnë në grupin e njëjtë me Kosovën, Bullgaria dhe Mali i Zi kanë luajtur baras me rezultatin 1:1.

Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi, kur po luhej minuta e 50’ e takimit, me anë të Stefan Mugosa, shkruan lajmi.net.

Vendasit arritën të dalin të pamposhtur para tifozëve, falë penalltisë mirë të ekzekutuar nga Todor Nedelev, në minutën e 82’.

Kështu skuadrat kanë vetëm nga një pikë në ndeshjen e parë, gjë që i jep mundësi Kosovës që t’i tejkaloj qysh në ndeshjen e së hënës.

Kujtojmë se Kosova ndeshjen e parë do ta luaj në ‘Fadil Vokrri’ kundër kombëtares bullgare. /Lajmi.net/

Burimi: http://lajmi.net/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.