Nuk është problem PAGA por SJELLJA ndaj punonjësve!

në kategorine Maqedoni/Opinione

Mendoj se nuk është problem paga që të rinjtë kanë një pakënaqësi dhe mos interesim për punë dhe në rastet e shumta braktisja e punës.

Nga Izet Zeqiri

Pagat e Maqedonisë janë më të larta se Shqipëria bile të krahasueshme edhe me Bullgarin si anëtare e BE. Shih tabelën.

Një nga problemet është mënyra e menaxhimit me punonjësit dhe sjellja ndaj punëtorëve.

Qasje e menaxherëve të firmave tona nisen nga ajo:

a) punëtori mesatar është i lindur me disponim jo shumë të mirë ndaj punës dhe nuk dëshiron të punojë;

b) menaxheri, që të sigurohet se punëtori punon me përkushtim, duhet ta mbikëqyrë atë;

c) menaxherët duhet të krijojnë rregulla të rrepta të punës dhe të implementojnë sistem të definuar të shpërblimeve dhe dënimeve, që të mund t’i kontrollojnë të punësuarit.

Menaxherët, krijojnë atmosferë pune me maksimizim të kontrollit të punonjësve në vendet e punës. Menaxherët besojnë se duhet t’i detyrojnë punonjësit të bëjnë atë që është e nevojshme për suksesin e organizatës, duke përdorur sistem të shpërblimeve dhe dënimeve.

Në vend të kësaj qasje menaxherët, sipërmarrësit, pronarët e bizneseve duhet nisen nga paragjykimi se:

a) punëtorët për nga natyra nuk janë me disponim jo të mirë ndaj punës. Kur do t’u jepet rasti ata do ta bëjnë atë që është më e mirë për organizatën;

b) t’u jepet rasti të punojnë në interes të organizatës, menaxherët patjetër t’u mundësojnë punëtorëve kushte, të cilat do t’u lejojnë nismë dhe zhvillim personal;

c) menaxherët duhet ta decentralizojnë autoritetin ndaj punëtorëve dhe t’i sigurojnë punëtorët se i kanë resurset e nevojshme për t’i realizuar qëllimet organizacioanale.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.