(FOTO) “Higjiena komunale”- Shkup dhe Fakulteti pedagogjik firmosën memorandum bashkëpunimi

në kategorine Maqedoni

Ndërmarrja Publike “Higjiena komunale”-Shkup vazhdon me zyrtarizmin e bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartë me qëllim të shkëmbimit të diturive, ideve, edukimit dhe realizmit të projekteve të përbashkëta, informon MEDIAL.MK

Në këtë drejtim, drejtori i NP “Higjiena komunale”-Shkup, Abdusamed Shabani dhe dekani i fakultetit Pedagogjik ,,Sh.Klimenti i Ohrit”, Emil Sulejmani, sot firmosën Memorandum për bashkëpunim përmes shkëmbimit të përvojave shkencore e profesionale, organizim të ngjarjeve dhe aktivitete studentore për ngritjen e vetëdijes publike mbi ruajtjen e higjienës dhe mbrojtjen e mjedisit të jetësor.

MEDIAL.MK

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.