(FOTO+VIDEO) BEXHETI: Shilegov i njëjtë me GRUEVSKIN për Matkën

në kategorine Maqedoni

Platformat që janë ndërtuar në Matkë, komuna e Sarajhit do të rrënohen vetëm atëherë kur për këtë do të vendoset me ligj dhe kur të respektohen të gjitha procedurat ligjore. Kështu është shprehur sot kryetar i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, informon MEDIAL.MK

Sipas tij, ekzistojnë dyshime se i gjithë rasti për Kanionin e Matkës është kryekëput problem “politikë” me qëllim të përfitimit të pikëve politike ditore. Bexheti me këtë rast i ka bërë thirrje, kryetarit të Qytetit Petre Shilegov që nesër të vizitoj burimin në Rashçe, pasi që është DITA E UJIT dhe të sheh nga afër problemet me sistemin e ujësjellësit me të cilat përballet ky vendbanim, mungesën e infrastrukturës rrugore dhe kanalizimit.

“Më lejoni që t’ju informoj për një temë që e ngritët për Matkën. Komuna e Sarajit po vepron dhe do të veproj sipas Ligjit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të bashkëpunojmë me të gjitha organet për të gjitha çështjet. Në emër të procedurës dhe në emër të kompetencave besoj se edhe kjo do të tejkalohet. Unë jam më i thirrur që të mbroj interesat e Komunës së Sarajit. Nuk ka asnjë milimetër shqetësim dhe nuk ka asgjë joligjore”, tha Blerim Bexheti, kryetar i Komunës së Sarajit.

BEXHETI: Shilegov i njëjtë me GRUEVSKIN për Matkën

BEXHETI: Shilegov i njëjtë me GRUEVSKIN për Matkënhttps://medial.mk/2019/03/21/foto-bexheti-shilegov-i-njejte-me-gruevskin-per-matken/

Publiée par Medial.mk sur Jeudi 21 mars 2019

Bexheti, mohon mosmarrëveshjet me Shilegovin, por thotë se ka dallime në disa koncepte lidhur me zhvillimin e Matkës dhe Sarajit si komunë në përgjithësi.

“Mos marrëveshjet për Matkën kanë filluar që nga momenti kur nuk u arrite pajtueshmëri për formimin e një Drejtorie të veçantë për Matkën mes Qytetit të Shkupit dhe komunës së Sarajit. Petre Shilegov pati deklaruar se pa e pyetur komunën e Sarajit do të krijojë këtë “drejtori”, por që kreu i Sarajit thotë se ‘këtë duhet ta harrojë Shilegov dhe të gjithë ata që mendojnë se ashtu lehtë mund të marrin kompetenca dhe të krijojnë drejtori të reja në Matkë. Një tendencë e tillë ka qenë edhe nga qeveria e kaluar e Gruevskit, por ka përfunduar pa sukses. Në këtë shtet ka ligje dhe duhet të respektohen nga të gjithë”, u shpreh Blerim Bexheti.

Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti u bën thirrje institucioneve shtetërore për bashkëpunim s amë të madh me qëllim zhvillimin e komunës së Sarajit.

MEDIAL.MK

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.