Vdes në fushë sportisti i njohur, tifozët shohin tmerr me sy(Foto)

në kategorine Sport

Lojtari portugez Fabio Mendes ka vdekur në fushën e lojës nga një atak kardiak.Gjatë ndeshjes mes Portimonense dhe Sao Joao, lojtari Fabio Mendez ka rënë në tokë , ku në mënyrë të menjëhershme ka humbur jetën. Ai ka qëndruar i shtrirë në mes të fushës për rreth 13 minuta. E gjithë kjo ka qënë një skenë e tmerrshme jo vetëm për shokët e skuadrës por dhe për tifozët që ishin duke ndjekur ndeshjen.

Presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Fernando Gomes u ka shprehur ngushëllimet skuadrës së tij, familjarëve dhe gjithë kolegve dhe miqve të futbollistit 28-vejçar.

Lojtari protugez me shpejtësi është dërguar drejtë spitalit por është njoftuar se ai ka ndërruar jetë para se të mbërrinte atje.

Burimi: https://sot.com.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.