“Rabiot është ‘burgosur’ nga PSG-ja”

në kategorine Sport

Adrien Rabiot do të largohet përfundimisht nga PSG-ja.

Adrien Rabiot ka refuzuar ta rinovoj kontratën me PSG-në, andaj do të largohet në afatin e verës si lojtar i lirë.

Nëna e mesfushorit francez, Veronique Rabiot, ka thënë se nuk është normale se si po sillet klubi parisien ndaj djalit të saj.

“Adrien është një i burgosur ose më saktë një njeri që po mbahet peng në këto momente” tha nëna e Rabiot, transmeton lajmi.net.

“Së shpejti do t’i heqin edhe bukën, ujin dhe do e mbyllin në një burg nëntokësor. Ai i PSG është një ambient i tmerrshëm. Adrien ndihet shumë keq për të gjitha këto që po ndodhin. Ai aktualisht stërvitet por nuk dua t’iu them ku se si dhe me kë.

“Një lojtar i nivelit të Rabiot që nuk është i dëmtuar nuk mund të qëndrojë 13 ditë pa u stërvitur, vetëm sepse atij i ndalohet hyrja në qendrën stërvitore të PSG”.

Në fund të intervistës së saj Veronique Rabiot shtoi se Paris Saint Germain dëshiron të ketë nën kontroll edhe jetën private të lojtarit duke shtuar.

“Ata duan që Adrien të veshë pizhamat që në orën 21:00 të shikojë ndeshjet e PSG dhe të shtrihet në shtrat në orën 23:00, kjo është diçka anormale.”, ka shtuar më tej ajo. /Lajmi.net/

Burimi: http://lajmi.net/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.