Prezantohen modifikimet e bëra ndaj Mercedes-Benz GLC

në kategorine Auto/Teknologji

Ndryshime pozitive në dukje, motor dhe përbërjen e enterierit, e bëjnë këtë model shumë të kërkuar në kategorinë e tij.

Javë më parë, Mercedes prezantoi ndryshimet që ka pësuar crossoveri GLC, ndërsa tani është në përfundim të prekjeve të fundit për kupenë nga e njëjta linjë.

Gjatë muajit që vjen, në New York Auto Show do të prezantohet GLC Coupe 2020, që ka huazuar pjesët më të mira, nga modelet e ngjashme.

Nëpërmjet këtij modeli, prodhuesi gjerman po përpiqet të tërheqë sa më shumë vëmendjen prej BMW X4, që vazhdon të mbetet shumë e pëlqyer.

Bazuar në pamjet e shpërndara, vërehet se Mercedes-Benz GLC ka ndryshime në pjesën e jashtme, motor dhe në përbërjen e sistemit të enterierit. /Telegrafi/

 

Burimi: http://lajmi.net/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.