Misioni i OSBE në Tiranë, takime me Ballën e Bashën

në kategorine Shqipëri

Përfaqësuesit e OSBE-ODIHR zhvilluan pasditen e kësaj të marte një takim me kreun e grupit parlamentar, Taulant Balla.

 

Pas takimit Balla, përmes një postimi në rrjetin social Twitter shprehu mirenjohjen e tij per angazhimin e OSBE-ODIHR në zgjedhjet lokale të këtij vendi.

 

“Sapo u takova me Ana Rusu dhe Alexey Gromov. Folëm për kuadrin zgjedhor dhe përgatitjen e këtyre zgjedhjeve duke synuar standardet më demokratike dhe respektimin e barazisë gjinore”.

 

Ndërkohë pas takimit me Ballën, dy përfaqesuesit u takuan edhe me kryedemokratin Lulzim Basha.

Burimi: https://www.vizionplus.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.