Mbrëmje letrare me Daniel Albimin në Domdidier të Zvicrës

në kategorine Diaspora

E Martë, 19 Mars 2019 – 20:30
albinfo.ch

SHKMT Jehona dhe Komuna e Bujanovcit nën patronatin e kryetarit të Komunës, Shaip Kamberi dhe përfaqësuesit për diasporë, Agron Rrahimi, mban orë letrare prezentuese me krijuesin dhe publicistin e njohur nga Lugina me prejardhje nga Tërrnovci i Madh, z. Daniel Abimin, përcjell albinfo.ch.
 Kjo mbrëmje letrare mbahet të shtunën, më 23.03.2019, në Domdidier afër Avanshës në sallën te stadiumi i qytetit Domdidier dhe fillon nga ora 19:30.
Daniel Abimi, me prejardhje nga Tërrnovci i Madh (Lugina e Preshevës), jeton në Llozanë dhe punon në qeverinë e kantonit të Vaud-it, në Departamentin e Financave dhe Marrëdhënieve me Jashtë, si përgjegjës për misionet strategjike. Është një figurë eminente në Kantonin e Llozanës e më gjerë, për shumë vjet punoi si gazetar në gazetën “24 orë”. 
Është anëtar i Komitetit të Institutit zviceran për studimeve shqiptare (ISEAL) dhe autor i shumë romaneve, të mirëpritur nga lexuesit zviceranë.
“Babai im erdhi në Zvicër dy vjet pas dezertimit të ushtrisë (së Jugosllavisë) në vitin 1948, gjë për të cilin ai u dënua me vdekje. Ai kishte kaluar dy vjet në një kamp refugjatësh në Triestë, para se të përkujdesej për të Kryqi i Kuq dhe të dërgohet në Zvicër. Ai nuk mund të kthehej më në Tërnovc tërë jetën dhe nuk arriti ta shohë të atin e tij përsëri përveç një herë, në vitin 1971, në Stamboll. Nëna e tij kishte vdekur pa pasur mundësi ta shohë përsëri. Unë isha 6-vjeçar kur e kam shoqëruar për të njohur gjyshin tim“, shkruan Daniel Albimi.

Burimi: https://www.albinfo.ch/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.