Shqipëri-Turqi,publikohen masat. Ja sendet e palejuara në stadium

në kategorine Sport

Dita e premte rezervon ndeshjen e parë të Shqipërisë në eliminatoret e Europianit 2020, dhe në “Loro Boriçi” vjen Turqia, në një sfidë që pritet të jetë mjaft e fortë.

Shumë tifozë turq parashikohen të jenë në stadium, duke qenë se në Shqipëri jeton një komunitet i madh i tyre, por me interes pritet ky takim edhe tek tifozët shqiptarë.

Ditën e sotme, kompania e sigurisë, ka publikuar edhe listën e sendeve që nuk do të lejohen në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës. Gjithashtu ka edhe sugjerime në lidhje me hyrjen në stadium, në mënyrë që të shmangen radhët e gjata.

SENDET QË NUK LEJOHEN – Më poshtë, lista e sendeve që nuk lejohen në stadium të premten:

  1. Banderola të pa miratuara nga Federata.
  2. Sende të forta dhe shishet e qelqit.
  3. Materiale piroteknike, si shashka, kapsolla, flakadanë etj.
  4. Çadra dhe çakmakë.
  5. Lazër.
  6. Vuvuzela, bori apo bilbila.
  7. Kamera të ndryshme dore apo aparate që mund të filmojnë ndeshjen.
  8. Shkopinjtë e drurit apo hekurit për flamujt.

Në mënyrë që të shmangim radhët e gjata përpara biletarisë, ju bëjmë thirrje të pajiseni sa më parë me biletë dhe të paraqiteni më herët ditën e ndeshjes për të shmangur radhët e gjata dhe pritjet në dyert e stadiumit. Dyert do të hapen në orën 18:00! Faleminderit

Panoramasport

Burimi: https://www.balkanweb.com/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.