Lleshaj: Të maten mirë ata që punojnë në portet e Shqipërisë

në kategorine Shqipëri

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka qenë këtë të martë në Durrës ku ka dhënë një mesazh të fortë për të gjitha ata që punojnë në portet e Shqipërisë.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter ministri Lleshaj shkruan se ata duhet të maten mirë me ligjet, tashmë nuk mund të lihet më asnjë hapësirë për trafikun, kontrabandën dhe korrupsionin.

 

“Një takim mbresëlënës në Universitetin e Durrësit sot. Diskutim i vërtetë me studentë të vërtetë. Partneritetit i MB dhe Policisë me universitetet është rruga drejt modernizimit. Shumë projekte konkrete janë tashmë në zhvillim në këtë fushë. Porti i Durrësit është porta e Shqipërisë dhe e rajonit. Takimi i sotëm në Port me gjithë aktorët synonte vetëm një mesazh: Kush punon në portën e Shqipërisë duhet të matet mirë me ligjet e saj. Asnjë hapësirë nuk mund të lihet për trafikun, kontrabandën dhe korrupsionin. Masa të shpejta dhe të shumta janë në process”.

Burimi: https://www.vizionplus.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.