LAJM I FUNDIT: BDI garon me Hekuran Dukën në Dibër (FOTO)

në kategorine Maqedoni

Kryesia e BDI-së dega Dibër sonte mbajti mbledhje me dy pika të rendit të ditës: Propozim dhe votim të kandidatit për kryetar komune për zgjedhjet lokale të 21 prillit dhe Propozim dhe votim për shef të shtabit zgjedhor të BDI-së për zgjedhjet lokale të 21 prillit, njofton MEDIAL.mk.

“Në bazë të pikës së parë të rendit të ditës, kandidat për kryetar të Komunës së Dibrës u propozua dr.Hekuran Duka, i cili unanimisht u përkrah nga të gjithë anëtarët e kryesisë, ndërsa për shef të shtabit u propozua dhe u përkrah unanimisht Artin Spahiu”, thuhet në njoftimin e BDI dega Dibër.

/MEDIAL/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.