Djali i Shkurte Fejzës punësohet në Zyrën e Kryeministrit, konkurrenti i tij thotë se kjo u bë me ndikim

në kategorine Kosovë

Djali i këngëtares Shkurte Fejza, Arbër Behluli, është punësuar në Zyrën e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Publikimi i vendimit për punësimin e tij, Zyrtar i lartë për planifikim të politikave në Zyrën e kryeministrit, është bërë më 18 mars.

Por, Fidan Ukaj që ka aplikuar për këtë pozitë, thotë se djali i Shkurte Fejzës, Arbëri, u pranua pasi zyrtarë të Qeverisë ia kishin premtuar atij vendin e punës, raporton KTV.

Ukaj thotë se iu bë e padrejtë, ngase ishte kandidati më i përgatitur.

Ai ka bërë ankesë në Zyrën e kryeministrit, sepse thotë se Arbër Behluli u punësua bazuar në ndikime politike.

“Kohavisioni” ka provuar të kontaktojë me Arbër Behlulin por ai nuk ka kthyer përgjigje.

Familja Behluli mohon se përdori ndonjë formë ndikimi për të punësuar djalin.

E, kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk është në dijeni për këtë punësim.

Konkursi për pozitën – zyrtar i lartë për planifikim të politikave – ishte shpallur më 18 janar të këtij viti nga Zyra e kryeministrit të Kosovës.

Burimi: http://kosova.info/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.