A e mbani mend herën e fundit që LeBron mungoi në ‘play off’?

në kategorine Basketboll

LeBron James do të humb fazën post-sezonale ‘play off’, pasi Los Angeles Lakers dështuan të sigurojnë një vend në top tetëshen e konferencës perëndimore.

Ka shumë tifozë të NBA që nuk mbajnë mend fazën ‘play off’ pa LeBron James në të.

Matematikisht, ka akoma gjasa për LeBron që të kalojë në ‘play off’ por praktikisht është e qartë që është e vështirë.

Ka kaluar kohë e gjatë që kur LeBron nuk është paraqitur në këtë fazë. Plot 13 vite radhazi ai pati impakt të madh në këtë garë.

Për herë të fundit, ai humbi fazën play off me skuadrën e Cleveland Cavaliers, në sezonin 2004/05, që ishte sezoni i tij i dytë në karrierë, transmeton lajmi.net.

Sigurisht se nga ajo kohë shumë gjëra kanë ndryshuar si në botën e basketbollit, teknologjisë, artit, e shumë sfera të tjera. /Lajmi.net/

Burimi: http://lajmi.net/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.