Shpërthimi në Fushë-Krujë, PD: Neveri për propagandën me tritol të Edi Ramës

në kategorine Shqipëri

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me akuzat e mazhorancës se pas shpërthimit me tritol të linjës së tensionit të lartë në Fushë Krujë qëndrojnë eksponentë të saj.

 

Përmes një deklarate për mediat PD-ja thekson se një shpifje e e tillë tregon dëshpërimin e thellë të shefit të Taulantit dhe të Elisës, i cili e ka lidhur fatin me krimin dhe porositësit e tritolit.

 

“PD hedh poshtë me neveri shpifjen e Taulant Ballës dhe Elisa Spiropalit se pas shpërthimit me tritol të shtyllave të tensionit të lartë qëndron PD dhe opozita.  Një shpifje e tillë tregon dëshpërimin e thellë të shefit të Taulantit dhe të Elisës, i cili e ka lidhur fatin me krimin dhe porositësit e tritolit. Nëse ai nuk ka dorë në këtë propagandë helmuese, Edi Rama, i cili ka kontroll të plotë mbi policinë, shërbimin sekret dhe prokurorinë, duhet të zbulojë pa vonesë ata që kanë urdhëruar dhe kanë vendosur tritolin në shtyllën e tensionit të lartë.

PD dënon me forcë këto shpifje djallëzore të nivelit të Griseldës, që bëhen për të nxitur urrejtjen dhe për të rritur konfliktin në vend.

PD shpreh keqardhjen që PS ka ulur përfaqësimin e saj në nivelin e inteligjencës dhe ndershmërisë së Taulantit dhe Elisës. Ne e dimë se brenda PS ka personalitete që mund ta ndihmojnë partinë e tyre në këtë ditë të hallit ku ka rënë, duke kontribuar, njëkohësisht, në shkëputjen e lidhjeve të PS me krimin, e cila është bërë pengesë për të ardhmen europiane të vend.”

Burimi: https://www.vizionplus.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.