Panuçi nuk ka fund me surprizat, pas Strakoshës largohen edhe dy lojtarë nga kombëtarja

në kategorine Sport

Kombëtarja e Shqipërisë nisi përgatitjet në prag të dy ndeshjeve të para në eliminatoret e Euro 2020 kundër Turqisë dhe Andorrës, por dita e parë e grumbullimit nuk ka qenë e qetë për Kristian Panuçin.

Trajneri është detyryar të bëjë ndryshime në listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion për këto sfida. Pas lënies jashtë të Tomas Strakoshës, me përfaqësuesen është ftuar portieri i Laçit, Gentian Selmani.

Po ashtu, nga grumbullimi për shkak dëmtimesh janë larguar që në ditën e parë, Andi Lila dhe Egzon Binaku që ndryshe nga Strakosha që u vonua të bashkohej me skuadrën, kanë shfaqur probleme fizike.

 

Për këtë fakt, Panucci ka thirrur dy mesfushorët, Keidi Bare dhe Ylber Ramadani. Bashkë me dyshen pritet të vij edhe Kastriot Durmaku, i cili vjen në kombëtaren kuqezi për të shtuar numrin e mbrojtësve nën urdhërat e Panuccit.

 

Ndryshime mjaft serioze këto për kombëtaren kuqezi, që ditën e së premtës (22 mars) do të luajnë takimin e parë eliminator ndaj Turqisë dhe më 25 mars në transfertën e Andorës.

Burimi: https://sot.com.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.