Një softuer është shkaktari i rrëzimit të dy Boeing 737 Max

në kategorine Teknologji

Analizat e sigurisë së avionit Boeing 737 Max përfshirë në dy aksidente të fundit ku humbën jetën 346 njerëz, zbuluan se shkaktar i rrëzimit të tyre ka qenë një softuer i quajtur MCAS.

Sipas Seattle Times është ky softuer që ka kontribuar në rrëzimin e avionëve të Lion Air dhe Air Ethiopia.

Ky sistem ishte dizajnuar për të ulur poshtë hundën e avionit nëse sensorët e 737 Max gjurmonin një ngjitje të shpejtë të avionit. Shumë avionë sot përdorin një mekanizëm të ngjashëm për të parandaluar rrethana të tilla.

Megjithatë besohet se MCAS është aktivizuar aksidentalisht nga autopiloti në fluturimet e Lion Air dhe Air Ethiopia për shkak të sensorëve problematikë.

Në raportin origjinal Boeing thoshte se MCAS do të ndryshonte pozicionin e stabilizuesit horizontal me 0.6 gradë. Por pas rrëzimit të Lion Air u tha kompanive ajrore se sistemi në fakt shtynte kontrollin me 2.5 gradë.

Limiti u pozicionit të stabilizuesit u ndryshua për shkak se në disa testime fluturuese nevojitet një lëvizje më e fuqishme për të kundërvepruar ndaj humbjes së kontrollit të avionit si rezultat i lartësisë.

Problemi bëhet edhe më shqetësues nga fakti se sistemi resetohej kur pilotët ndërhynin duke shtyrë edhe më tutje hundën poshtë në një humbje katastrofike të shpejtë të lartësisë.

Në përpjekje për të përshpejtuar procesin e prodhimit të Boeing 737 Max, kompania ishte lejuar nga autoritetet Amerikane që disa certifikime ti bënte vetë.

Ky përshpejtim vinte si rezultat i konkurrencës së egër nga rivali Airbus A320neo.

Sa herë që pilotët përpiqeshin të ngrinin lart hundën e avionit, sistemi MCAS kundërpërgjigjej dhe me dy aktivizime të tij për shkak të sensorëve që keqfunksiononin mund të ketë dërguar avionin në det me shpejtë 900km/h.

Modeli 737 Max u bë një prej aeroplanëve me shitjet më të shpejta dhe të larta në histori por dy përplasje të fundit dhe dhjetëra incidente të ngjashme kanë vënë në pikëpyetje jo vetëm kredibilitetin e avionit por edhe vetë kompanisë. /PCWorld Albanian

Burimi: http://pcworld.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.